Sipas tyre kushtet e punës në këtë television janë skllavëruese pasi punonin me orar të tejzgjatur. Ata shprehen se përves Agon Channel, ishin të detyruar të punonin edhe për televizionin e dytë Agon Italia. Një tjetër problem për punonjësit ka qënë paga e ulët e cila ishte e papërfillshme në krahasim me punën e tejzgjatur që detyroheshin të bënin.
Një ditë më parë drejtori i informacionit në Agon Italia Antonio Caprarica, vetëm pas 15 ditësh punë në këtë televizion, dha dorëheqjen për arsye të kushteve të punës. Në një intervistë të tij ai pohoi se lajmet për këtë television punoheshin në konteniere.
“Dhashë dorëheqjen për një arsye të fortë, për mungesë absolute strukturash dhe një personeli të pamjaftueshëm për të përballuar një edicion lajmesh. Nëse ky është televizioni i së ardhmes, nuk bën për mua.Në kontratë më premtuan një strukturë të ngjashme me standardet ndërkombëtare, ndërsa përfundova duke montuar kronikat nëpër magazina, me një redaksi prej 9 personash qe duhet të realizonin gjithë edicionet, dy orë programacion në mëngjes dhe një orë të plotë në darkë. Më shumë se televizioni i së ardhmes, Agon Channel është televizioni i riciklimit”. Pohoi Caprarica.
Marre nga civitas