Edhe pse të ndarë tashmë, Meghan Fox dhe Brian Austin Green vazhdojnë të ushqejnë faqet e thashethemeve në shtypin rozë.
Së fundi, sipas një dokumenti të publikuar në revistën “US Weekly”, aktori i njohur sidomos për rolin e tij në serialin kult “Beverly Hills 90210” ka kërkuar zyrtarisht kujdestarinë e përbashkët me aktoren Meghan Fox, për të tre fëmijët Noah, Bodhi dhe Jouney, së bashku me pensionin ushqimor.
Ndërkohë edhe Meghan-i ka paraqitur të njëjtin pretendim, pavarësisht faktit që ishte ajo e cila e braktisi vatrën familjare dhe u lidh me dikë tjetër. Green kërkoi divorcin per shkak të tradhtisë së të shoqes pas një martese 10-vjeçare, e kjo gjë në gjyq mund të shkojë në favor të tij. Të dy aktorët janë mirë ekonomikisht, pavarësisht se për Meghan-in mund të jetë një periudhë më e suksseshme nga ana profesionale, pasi ka patur me tepër oferta dhe projekte sesa ish-bashkëshorti i saj.
E gjithë kjo betejë filloi majin e kaluar kur aktori shkroi një postim ku thoshte se “herët a vonë fluturat mërziten kur qëndrojnë për një kohë të gjatë në një lule. Fillojnë të ndjehen sikur po mbyten. Bota është e madhe dhe dëshirojnë të bëjnë eksperienca të tjera.” Më pas u mësua se Briani e kishte shkruar pasi kishte marrë vesh tradhtinë e të shoqes.