Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka cilësuar sot sfidë ndaj ligjit dhe përqeshje ndaj çdo qytetari që u bindet atyre, mosrespektimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të presidentit Meta, presidentit të FSHF -së, Duka dhe presidentit të Fedetatër së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Ky është turp dhe këta janë një turp. Sfidë më të qartë ligjit, rregullit, por dhe përqeshje më të madhe ndaj çdo qytetarit që i bindet ligjit e rregullit se kjo e këtyre tre “presidentëve”, nuk ka”, tha Braçe teksa publikoi foto të tyre në stadium teksa luhej ndeshja Shqipëri-Kosovë në “Elbasan Arena”.
Pabarazia mes udhëheqësve, këtyre që shihni dhe njerëzve të zakonshëm, u shpreh Braçe, është e thellë, e qartë, por e dënueshme me ligj.
“Shihini, as maskë- detyrim ligjor, as distancë fizike. Me duar të pista janë gjithë ditën. Jam i bindur që çdo kufizim për njerëzit e zakonshëm, çdo rregull e ndëshkim për ta, duhet të jetë i njëjtë, në nivelin maksimal edhe për Ilir Metën, Armand Dukën, Agim Ademin e cilindo nga shpura e tyre që shkelen ligjin sot”,