Sezoni i filmave të verës po shpërthen, me Guardians of the Galaxy Vol. 2 duke mposhtur Fate of the Furious këtë fundjavë në box office.
Sequel-i i Marvel-it, i cili pason Guardians of the Galaxy, tërhoqi në box office 145 milionë dollarë në kinematë Amerikane dhe në rang ndërkombëtar 282.6 milionë dollarë deri më tani. Kjo e bën filmin të kalojë vlerën e parashikuar prej 400 milionë dollarësh të ardhura nga shitja e biletave në mbarë botën.
Në vend të dytë këtë fundjavë të Box Office është Fate of The Furious me të ardhura rreth 8.5 milionë dollar shitje dhe në total 200 milionë dollarë. Filmi ka kaluar tashmë 1.2 miliardë dollarë të ardhura në mbarë botën me javën e katërt, por ndërsa ditët kalojnë filmi sheh një rënie më të madhe prej 55% të të ardhurave, duke sjellë më pak se Fast & Furious 6, i cili arriti të fitojë 9.5 milionë dollarë për shfaqjen e tij në fundjavën e katërt.
Në vend të tretë është Boss Baby me të ardhura prej rreth 6.2 milionë dollarësh këtë fundjavë, ndërsa në rang në rang 430 milionë dollarë në të gjithë botën. Tani në javën e gjashtë të saj, performanca e filmit me aktor Alec Baldwin, ka pësuar një rënie prej 30% në shitjet e biletave deri më tani, e cilësuar kjo mjaft e ulët.
Më poshtë gjendet klasifikimi i plotë i Box Office për këtë fundjavë (07/05/17):
1 – Guardians of the Galaxy Vol. 2 – 145 milionë dollarë
2 – The Fate of the Furious – 8.5 milionë dollarë
3 – The Boss Baby – 6.2 milionë dollarë
4 – How to Be a Latin Lover – 5.3 milionë dollarë
5 – Beauty and the Beast – 4.9 milionë dollarë
6 – The Circle – 4 milionë dollarë
7 – Baahubali 2: The Conclusion – 3.2 milionë dollarë
8 – Gifted – 2 milionë dollarë
9 – Going In Style – 1.9 milionë dollarë
10 – Smurfs: The Lost Village – 1.8 milionë dollarë
/imalbania.com/