Tanimë ajo ka mbërritur. Ngjarja më e bukur sportive që bashkon të gjithë globin, Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018”, do të vijë, duke nisur që sot, në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve, vetëm nga ekrani i Radio Televizionin Publik.
Do të jetë një transmetim sportiv që do t’ju mbajë të mbërthyer gjatë, me emisione të posaçme dhe rubrika të përditshme dedikuar ngjarjes më të madhe sportive të momentit në glob. Si kurrë më parë, të gjitha transmetimet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” në RTSH janë falas.
Prej ditës së sotme, kur luhet edhe ndeshja e parë e Kampionatit Botëror, një skuadër e madhe profesionistësh do të sjellin në ekranin e RTSH analizat teknike dhe detajet më interesante që do të ndezin atmosferën e ndeshjeve sportive. Ka filluar me emisionin e paradites, që është jetë një emision rinor “Fan Zone”, emision me parashikimet e ditës, i titulluar “Sot në Botëror”, vazhdon me emisionin teknik që është “Studio Rusi 2018” dhe në mbrëmje do të jetë “Magjia e 21-të”, sepse ky është Botërori i 21-të.
Sot është ndeshja e parë e botërorit Rusia-Arabia Saudite, e cila do të pasohet nga 26 mbrëmje të tjera, ndërsa të 64 takimet do të transmetohen në standartin më të lartë të figurës dhe të zërit, e bashkë me to padyshim emisionet dhe të ftuarit e Kampionatit Botëror.
https://youtu.be/nj-UYy0ErjE