Këngëtarja e dashur për publikun, Miriam Cani, ka hequr dorë përkohësisht nga muzika dhe i është përkushtuar totalisht rritjes së dy fëmijëve të saj, Amelisë e Duamit.
Shpesh, këngëtarja bukuroshe ndan me ndjekësit e saj të shumtë moment të ëmbla me dy të vegjlit. Mëngjesin e sotëm, Miriami ka publikuar në “Instagram”, një video shumë të bukur, ku në plan të parë janë fëmijët.
Fillimisht shfaqet Duami, i cili luan me këngëtaren, ndërsa Ameli shihet e shtrirë në divan. “Bota ime”, shkroi Miriami krahas videos së publikuar.