Bosnja dhe Hercegovina së shpejti do të fillojë fazën e parë të tranzicionit të saj të shumëpritur drejt transmetimeve dixhital tokësor.
Sipas Telecompaper dhe Al Jazeera Balkans, kjo pason vendimin e Këshillit të Ministrave për të shpërndarë pajisjet e nevojshme për të tre transmetuesit shtetërorë, përkatësisht BHRT, RTRS dhe Federalne TV.
Këtyre të fundit u kërkohet të nënshkruajnë një marrëveshje brenda 30 ditëve, për të filluar aplikimi i vendimit.
Sinjali DTT fillimisht do të jetë në disponueshëm në qytetet e Banja Luka, Mostar dhe Sarajevë, para se të shtrihet në pjesët e tjera të vendit.
Bosnja & Hercegovina është i vetmi vend në Europë që nuk ka filluar kalimin e sinjalit televiziv në transmetim numerik tokësor.
Afati i fundit për kalimin ishte 17 qershori, date që nuk u arrit të respektohej. Edhe Shqipëria nuk e ka respektuar afatin e BE për kalimin e plotë të transmetimeve nga analoge ne numerike, por prej vitesh vendi ynë është familjar me këto transmetime.