Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka çertifikuar sot përmes raportit të Bordit të Monitorimit të Mediave vlerësimin për pasqyrimin profesional e të pa-anshëm të fushatës zgjedhore nga operatori publik RTSH.
Pas konstatimit paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë për përmbushjen e detyrimit për mbulim të paanshëm e profesional, vlerësimi tjetër ka ardhur nga Bordi i Monitorimit të Mediave i ngritur sipas legjislacionit për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri.
Miratimi i këtij raporti sipas asaj që ishte parashikuar sot në rendin e ditës, u bë bashkë me vlerësimin për operatorin publik si të balancuar e profesional.