Fotoja që Bora Zemani postoi një ditë më parë nga ambjentet e Top Channel ngjalli kureshtje të madhe, së cilës I dha fund një konfirmim I siguruar nga Revista Who: Borën këtë sezon do ta shohim pikërisht në ekranin e njohur, duke prezantuar programin “Për’puthen”.
https://www.instagram.com/p/CEHnAr8j_tG/?utm_source=ig_web_copy_link
Emisioni vitin e kaluar ishte një rubrikë e “E diell”, por tani del më vete dhe do të transmetohet cdo ditë pas “Ftesë në 5”. “Përputhen” u dha mundësinë mjaft djemve dhe vajzave të bënin njohje të reja në kërkim të shpirtit binjak e u hapi një rrugë të re atyre që aspironin televizionin.