Pas largimit të bjondes simpatike Viola Spiro nga “Super Sport”, drejtuesit e kësaj platforme kanë vendosur të kenë një tjetër prezantuese! Mesa duket, stafi nuk është menduar gjatë per ta zvëndësuar Vjolën.
Bora Zemani ështe prezantuesja që do t’i bashkohet stafit të moderatorëve në “Super Sport”, ku emisioni që ajo do të drejtojë është “Fans Zone” një emision argëtues ku në qëndër të tij janë fansat dhe komentet e tyre në rrjetet sociale.
Në sezonin televiziv që lamë pas Bora Zemani ishte pjesë e aktorëve të humorit “Pa Limit” në show-n e së dielës në Top Channel. Por ajo nuk ka munguar edhe si pjesë e trupës se velinave në Top Channel, pikërisht në emisionin investigative “Fiks Fare”.
IMA / R.Sharka