Mjeku Martin Mano ka analizuar kurën e ilaçeve anti-COVID të përdorur nga moderatorja Bora Zemani. Kjo e fundit pasi e kaloi pandeminë, publikoi një foto me të gjitha ilaçet e konsumuara, të cilat ngjallën debat në rrjet.
Mano, i diplomuar në “Sapienza”, shkruan se mes tabletave pikaste: Favira; Moxifloxacina; Plaquenil e Laktoferrina, ilaçe që nuk rekomandohen në asnjë protokoll të certifikuar për pandeminë. Ai ka shtuar se Zemani është mjekuar gabim dhe shpreh shqetësimin për shembullin që zgjedhin qytetarët e tjerë.
“Si mos të kurohemi nga Covid-19 (ose çuditë nuk kanë të sosur nga vendi i shqiponjave):Moderatorja Bora Zemani ka hedhur një foto me ilaçet që ka marrë për të “kuruar” Covid-in. Vërehet aty Favira (që nuk e rekomandon asnjë protokoll), Moxifloxacina (antibiotik kundër virusit), Plaquenil (hidroksiklorokina, akoma me hidroksiklorokinë këta xhanëm), Aspirin 100 mg (po kjo nga doli), e si mund të mungonte Laktoferrina (çudibërësja). Terapia me siguri do jetë këshilluar nga ndonjë mjek “vip” meqë dhe zonja është “vip”-e… Ajo që më shqetëson është reklama që i bëhet kësaj terapie tek populli që s’di, duke e kujtuar si terapinë e duhur dhe çudibërëse,”-shkruan ai.