Ditën e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë ardhur tre parashuta. Dy prej tyre kanë qenë për çiftin Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmëndje ka qenë parashuta dedikuar Donaldit që shkruan: 9 janar!
9 janari është pikërisht ditëlindja e ish-partneres së tij Bora Zemani dhe mesa duket fansat kanë dashur t’ia rikujtojnë aktorit të humorit, edhe pse tashmë ai është në një lidhje tjetër me banoren e shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Kjo e fundit, padyshim që nuk ka reaguar mirë pas ardhjes së parashutës, siç duket dhe në mimikat e fytyrës dhe reagimeve të saj.
Ajo ka vendosur që të ndezë një cigare menjëherë.
Rikujtojmë se Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë bërë kryefjala e mediave rozë, pas puthjes së tyre “Live” në një nga takimet e organizuara në emisionin e “Big Brother”.
Gjërat kanë ndryshuar midis tyre, që pas krijimit të një lidhje të re midis tij dhe Beatrix.