Bora Zemani, moderatorja e njohur shqiptare, ka surprizuar ndjekësit e saj me një transformim të madh në pamje. Pas eksperimenteve me flokë të errëta dhe madje edhe me nuanca të kuqe gjatë viteve të fundit, këtë herë ajo ka zgjedhur një ndryshim të papritur, duke u shfaqur me flokë bionde.
Fillimisht, Bora u shfaq me një nuancë të artë të mesme mes brunes dhe biondes, por në fund të procesit të ndryshimit, ajo zbuloi plotësisht flokët e saj të rinj biondë në një postim në rrjetet sociale. Me një grim të lehtë që theksonte mollëzat me një blush ngjyrë pjeshke dhe buzët që shkëlqenin, Bora tregoi se i përshtatet çdo ngjyrë me po të njëjtën elegancë dhe stil.
Ky transformim i Borës ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj dhe ka nxitur shumë komente pozitive, duke treguar edhe një herë se moderatorja di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes me stilin e saj unik.