Sot gjatë puntatës ë “Për’puthen” u rikthye Bora Zemani, e cila ishte e infektuar me Omicron prej disa ditësh.
Ajo u zëvendësua nga një prej konkurrenteve, Ana Lleshi, ndërkohë që për disa ditë ishte vetë Elona Duro që moderoi programin, një personazh që e kemi parë në rolin e opinionistes, duke dhënë komentet e saj rreth ngjarjeve dhe dinamikave të ndodhura gjatë spektaklit.
Bora Zemani u prit me hare nga studioja dhe plot duartrokitje. Ajo tregoi se ishte e sëmurë dhe se askush nuk i shpëton dot.
Gjithashtu falenderoi Elona Duron, e cila ka shoqëruar përputhasit dhe shikuesit gjatë këtyre ditëve.
Për ndjekësit në Instagram, ajo ka realizuar një video ku tregon gjendjen e saj shëndetësore, teksa shprehet se po shpreson të kthehet sa më shpejt në emision.
“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, shprehet Bora, teksa e ëma i futet në dhomë për t’i sjellë antibiotikët.
Gjithashtu të gjithë sigurisht që i thanë se i kishte munguar.