Pak kohë më parë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj bënë publike lidhjen e tyre, të cilën e kishin shijuar prej kohësh larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Dyshja nuk i kursyen fotot dhe videot pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, mirëpo së fundmi diçka ka ndodhur.
Në rrjet po përflitet se Bora dhe Donaldi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe për më tepër i kanë fshirë të gjitha postimet së bashku.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dyshes, pasi kjo mund të jetë dhe thjesht një zënkë e momentit. Mbetet të presim ndonjë reagim nga Bora ose Donaldi.