Që prej njoftimit se “Dancing With the Stars” do të të vijë në sezonin e ri televiziv në ekranin e Top Channel, kurioziteti rreth spektaklit ka qenë shumë i madh. Edhe pse është zbuluar pak kohë më parë se moderatore do të jetë Bora Zemani dhe po ashtu është bërë me dije edhe Kledi Kadiu si kryetar i jurisë, vëmendja ndaj programit të kërcimit mbetet i madh, teksa priten surprizat që ka rezervuar produksioni për anëtarët e kastit dhe pjesës tjetër të stafit.
E duket se kanë rezervuar një goxha surprizë pasi sipas “Kryefjala.com” partner në prezantim i Bora Zemanit do të jetë pikërisht Donald Veshaj. Mësohet se në fakt moderatorja kryesore në skenë do të jetë Bora, ndërsa aktori do të presë personazhet në “Golden Room”, pas performancave. Pozicione që më parë i kanë mbajtur edhe Ami me Ermalin, pra pozicione që funksionojnë mirë në çift.
Kjo nuk do ishte hera e parë që ata do të ndajnë ekranin, por gjithsesi do ishte hera e parë që do të jenë vetëm ata të dy, si partnerë, teksa pak ditë më parë një foto e Semi Jaupaj është interpretuar si konfirmimi që janë bashkë pas gjithë asaj që ndodhi në Big Brother.
E nëse zërat janë të vërtetë, ç’do të ndodhë me “Më lër të flas” dhe gjysmën e Donaldit, Romeon? Ndoshta programet do të vazhdojnë paralelisht, pasi në prezantimin e sezonit të ri Top Channel ka konfirmuar se emisioni binjakëve do të vazhdojë.