Emisioni investigativ “Boom”, mbrëmjen e sotme feston përvjetorin e tij të parë.
Me një audiencë të kënaqëshme, formati i investigimit në Ora News, ka arritur të shfaqi për publikun disa nga problematikat kryesore të shqiptarëve duke konkuruar fortë edhe me rivalët e tij “Stop” në TV Klan dhe “Fiks Fare” në Top Channel.
Ka qënë pikërisht Fiori Dardha, e cila e sapolarguar nga ekrani i Top Channel në formatin simotër të “Boom” ishte prurja e re në Ora News, që inicjoi edhe emisionin investigativ në bashkëdrejtim me artisten e njohur Rozana Radi./IMA/