Duket se proçeset gjyqësore të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti me shtetin shqiptar kanë ndezur dritën jeshile në favor të tij.
Ditën e fundit të vitit 2015 në rrjetin dixhital tokësor italian është shfaqur sërish logoja e kanalit me të përfolur Agon Channel Italia. Edhe pse nuk ka ende burime zyrtare rreth rikthimit të transmetimeve në orët e fundit portale të ndryshme italiane kanë raportuar duke dokumentuar me foto sinjalizimet që vërtetojnë se ne kanalin LCN 33 janë duke u transmetuar replikat e programeve të Agon Italia.
Një tjetër fakt që hedh dritë mbi një rikthim të mundshem të kanalit Made in Albania është edhe aktivizimi i faqes zyrtare në facebook me urimin e Vitit të Ri.
Pas akuzave të shtetit shqiptar për pastrim parash në emër të Francesco Becchetti dhe shpalljen e tij në kërkim nga interpoli shqiptar, bisnesmeni italian ka paditur shtetin shqiptar me akuzën për prishje imazhi dhe dëmtim kolosal të kompanive Beg, Energji dhe AgonSet.
Ndërkohë nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga drejtuesit e Agon Channel Italia dhe se cila do të jetë e ardhmja e kanalit shqiptar dhe atij italian. Info Media Albania do t’ju informojë në orët në vazhdim për të rejat më të fundit rreth zhvillimeve që do të pasojnë çështjen Agon Channel.
Info Media Albania