Ai është i pari film horror në Gjuhën Shqipe dhe në kinemanë shqiptare.
“Bloodlands” është një pelikul e frymëzuar nga legjendat e shtrigave të njohura në Ballkan dhe Shqipëri. Ky film është me produksion shqiptaro-australian.
“Bloodlands” flet për historinë e një gruaje, së cilës në mënyrë misterioze i kanë vdekur fëmijët dhe pasi dhunohet nga banorët largohet në mal dhe shëndërrohet në shtrigë. Ajo jeton bashkë me një grup fëmijësh, të cilët i rrit vetë dhe i mëson se si të jenë të
dhunshëm do të llojë hakmarrjen. Në luftën kundër shtrigës përfshihet edhe një familje kasapësh për të mbijetuar.
Në këtë film luajnë aktorët Gëzim Rudi, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Ilire Vinca, Dritan Arbana etj.
Dritan Arbana i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, tha se xhirimet janë realizuar në Tiranë, Elbasan, Ibë, Petrelë dhe në një zonë jashtë Tiranës në Kombinat dhe kanë zgjatur 3-4 javë.
“Ky film është i rafinuar në detaje dhe kjo është diçka shumë e mirë. Ne kemi qenë ekip i shkëlqyer. Premierën ky film e ka patur në Skoci dhe është pritur shumë mirë. Aty pritja ka qenë e jashtëzakonshme, njerëzit kishin shumë kuriozitet për gjakmarrjen.
Pastaj është luajtur në Portugali, Belgjikë, Australi dhe në Kore”, tha Arbana.
Filmi “Bloodlands” do të shfaqet për disa javë në kinematë shqiptare nga 20 shtatori. /tvklan.al