Punimet në Kuvendin e Shqipërisë kanë nisur me një vendim të papritur nga ana e Televizionit Publik Shqiptar.
TVSH ka vendosur të mos lejojë transmetimin e sinjalit të punimeve të seancës, duke mos lejuar kështu asnjë televizion tjetër të japë pamjet nga seanca e kësaj së enjteje.
Sakaq, drejtori i RTSH flet për newsbomb.al dhe thotë se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje.
“S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëhere të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend”, thotë për newsbomb.al drejtori i RTSH.
“Nëse e duan pa logo atëhere le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë”, thekson më tej Gëllçi për newsbomb.al.