Nis seanca ndaj tre kontrolloreve Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.
Prokuroria e Tiranës dërgoi pasditen në gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, ku ndaj Flora Ndrecës ka kërkuar masën arrest shtëpie, ndërsa dy të tjerët atë te arrestit me burg.
Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Arben Micko, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidita Riza.
Sipas Policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë rezervimin e dhomave në hotelin pranë aeroportit, ata kanë ndikuar te vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën