Formati risi i sezonit të kaluar Blind Taste rikthehet me edicionin e tij të dytë ekskluzivisht në kanalin Living të platformës Tring.
Sikurse ju kemi informuar edhe më parë, ky sezon i dytë i game show-t të kulinarisë vjen me risi në strukturë por pa ndryshuar subjektin, artin e gatimit të ndërthurur me argëtimin në kuzhinë. Këtë vit Blind Taste do të transmetohet 5 herë në javë, ku në çdo episod do të garojnë 4 konkurentë nga të cilët njëri do të shpallet fitues episodin e ditës së premte, duke i dhënë të drejtën për të qenë pjesë e finales. Numri total i konkurentëve do të jetë 16. Sipas formulës së formatit ata do të shijojnë produktin me symbyllur, për të vlerësuar kështu pjatën më të mirë pa e ditur se e cilit është. Java e pestë do të shpallë edhe fituesin e Blind Taste.
Ashtu si edhe në edicionin e parë prezantues i Blind Taste do të jetë aktori Florian Agalliu, ndërsa shefi i kuzhinës është përzgjedhur Arvi i Otium. Edicioni i ri do të mirëpres konkurentët në një studio të re.
Sezoni i dytë i Blind Taste do të ketë premierën në Living HD, ora 18.00, duke filluar nga 18 Prilli, nga e Hëna në të Premte.