Tring Digital ka bërë zyrtare datën e fillimit të talent show-t të ri kulinar që do të nis këtë sezon. Blind Taste, një patent e Global Agency, do të fillojë transmetimin nga data 18 Prill në Vizion Plus dhe Tring Digital.
Tring dhe Vizion Plus sjellin një tjetër format të Global Agency
“Blind Taste”, është një format gatimi ku marrin pjesë një shef i njohur dhe katër konkurentë që ndryshojnë çdo javë. Çdo ditë, konkurentëve u caktohet një recetë që duhet ta gatuajnë në një guzhinë të përbashkët për vetëm dy orë. Rezultati është e njëjta pjatë por me shije të ndryshme. Më pas, konkurentët provojnë të gjitha pjatat dhe i vlerësojnë me një shkallë nga 1-5. E gjithë prova kryhet me sy të fashuar. Asnjë nuk është në dijeni se cili i ka gatuar pjatat, ka probabilitet qê një kokurent të japë pikët minimale për pjatën e vet! Pas provës të gjithë konkurentët hapin sytë dhe zbulojnë të vërtetën për pjatat që shijuan. Në përfundim të javës, mblidhet totali i pikëve gjatë javës, dhe personi me më shumë pikë shpallet fituesi i çmimit të madh!
Cdo te shtune, ora 19.45 Vizion Plus