Gazetarja e Agon Channel Blerta Tafani sot ka prezantuar edicionin e saj të fundit në këtë ekran. Bjondja e lajmeve nuk do të jetë më pjesë e kanalit ku prej dy vitesh përcillte lajmet e Agon News, pas kalimit tek ky i fundit nga Albanian Screen.
E pyetur nga InfoMedia Albania për këtë lëvizje të re Blerta Tafani ka thënë se “Ky ishte momenti i duhur për t’ju drejtuar një tjetër ekrani“. Por a ka qenë arsyeja e këtij largimi situata që ka përfshirë Agon Channel? Ajo është shprehur se “arsyeja është thjesht nje zhgjedhje profesionale edhe pse më vjen keq që u largova nga Agon Channel”
Fale burimeve tona kemi zbuluar se ekrani i ri ku do mund ta shohim Blertën është Televizioni Publik Shqiptar (TVSH). Duke filluar nga data 1 Gusht ajo do të drejtojë edicionin qendror të lajmeve.
Blerta Tafani është e dyta figurë femërore e Agon Channel që i është bashkuar RTSH-së, pas Anjeza Majas e cila jep lajmet qendrore në këtë kanal prej disa muajsh.