Blerja e Giphy nga Facebook, një motor kërkimi për imazhet GIF, është nën hetim nga autoriteti i konkurrencës në Britani. Libraria e pasur i Giphy me animacione të shkurtra është shumë popullore në aplikacionet e Facebook.
Por gjithashtu ofron shërbim për rivalët e TikTok, Snapchat dhe Twitter.Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) janë duke hetuar nëse blerja do të përbënte problem për konkurrencën.
Blerjen Facebook e bëri të ditur në muajin Maj të këtij viti ndërsa rrjeti social tha se gjysma e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e Facebook ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.
Facebook gjithashtu deklaroi se ka paguar 400 milionë dollarë për Giphy, duke siguruar se nuk do të ndikojë në marrëveshjet e bëra me partnerët e tjerë. Autoritetet kërkojnë që Facebook të mbajë kompaninë Giphy më vete me stafin dhe teknologjinë e saj.