Mes sfidash dhe emocionesh një javë më parë u mbyll suksesshëm edicioni i dytë i Masterchef Albania. Bleri Dervishi, djali 21 vjecar, u shpall fituesi i këtij edicioni duke rrebyer trofeun që i jep udhë endrrës drejt afirmimit të një shefi të vërtetë. Nga pjatat e thjeshta në kuzhinën e shtëpisë, në Masterchef mes sodisfaksiove dhe kritikave, djali i talentuar arriti të marrë pikët maksimale nga tre shefat Sokol Prenga, Gezim Musliaka dhe Renato Mekolli. Ekskluzivisht për Info Media Albania ai ka treguar eksperiencën në Master Chef Albania dhe projektet e reja që e presin.
Si lindi pasioni për gastronominë?
Pasioni lindi që kur isha 11 vjeç, mbas shkollës shkoja gjithnjë në restorantin ku punonte nëna ime dhe hyja në dhomën e pjatalarësit, tek laja dhe thaja pjatat nga dritarja mundohesha të shihja kuzhinën sa më shumë duke i mbajtur shënim të gjitha, madje dhe si lëvizte shefi në guzhinë, çdo detaj.
Sa e vështirë ka qenë rruga për të arritur këtu ku jeni sot. Sa ka ndikuar pasioni për kuzhinën në endrren tuaj për t’u bërë një shef profesionist?
Ka qënë një rrugë plot sakrificë dhe vështirësi. Në fillim kemi erdhur me gomone në itali, babi punonte në pyll, e shikoja shumë pak sepse shkonte herët në punë dhe kthehesh vonë, kurse mami rrinte me ne. Unë fillova të shkoja në shkollë por nuk kuptoja shumë, të gjithë talleshin, por avash avash filluam të stabilizoheshim dhe sakrifica që kemi bërë ja ka vlejtur dhe falenderoj familjen time sepse pa ata unë nuk do isha këtu ku jam sot. Unë mendoj se në këtë zanat pasioni dhe dashuria është gjëja e parë që duhet të kesh sepse pa ato nuk bën dot asgjë. Për mua nuk ka qën e vështirë se e desha që kur isha i vogël dhe jap maksimumin për të arritur sa më lart cdo ditë.
Si lindi ideja për të marrë pjesë në Masterchef Albania 2?
Po drekoja me disa shokë tek po shikoja në facebook finalen e Masterchef Albania 1 dhe mendova të dërgoja aplikimin. Pas dy javësh më morën në telefon dhe nga ai moment i vura qellimin vetes se duhet ta merrja seriozisht për të dhënë maksimumin, duhet të arrija të fitoja.
E shihnit Masterchef Albania si një trampolinë ku ju mund të realizonit ëndrrën për kuzhinën, apo thjesht një sfidë për të provuar aftësitë tuaja?
Jo e shikoja Masterchef si një sfidë me veten, në mund të punoja dot nën presion ku ishte niveli i kuzhinës në Shqipëri, por më pas pritëshmëritë ndryshuan, filloja ta shikoja si një mundësi që mund të më hapte rrugën për çfarë dëshirojë të realizojë në të ardhmen.
E prisnit të ishit ju Masterchef-i i dytë shqiptar?
Jo nuk e prisja të isha unë fituesi i Masterchef Albania 2. Në disa momente e pashë veten edhe në vështirësi.
Në finale kë doje të kishe përballë Indritin apo dikë tjetër që ishte larguar?
Do kisha dashur përballë Irdin ose Verin, i vlerësoja më shumë.
Cila është pjata e preferuar e Blerit nga gatimet tradicionale shqiptare?
Pjata ime e preferuar është supe me fasule dhe pastërma… (qesh)
Kritikën e cilit shef keni vlerësur më shumë?
Padyshim kritikën e shef Renatos që kur e zhgënjeva me ëmbëlsirën, pastaj më hodhi tavën për tokë. Nga ai moment i thashë vetes: “Shumë faleminderit shef, po më jep një arsye dhe një motivim më të madh për të fituar këtë Master Chef!”
Mendon që një pjatë mund të bëhet art edhe me pak ingredientë?
Mendoj që çdo pjatë që bëra kishte filozofinë e saj dhe ishte shumë e shijshme dhe shumë e bukur.
Cila është muza që ju frymëzon për të krijuar pjatat tuaja?
Cdo pjatë që krijoj githmonë mendoj t’i jap një identitet, të ketë një histori, si pjatat e gjyshes time. Guzhina e saj për mua është më e mirë në botë.
Në rrjetet sociale publiku hedh hipotezë që chef Renato të ka mbështetur më shumë se çdo konkurent tjetër dhe ka dashur që ti ta fitoje këtë edicion. A ka ndikuar Renato në fitoren?
Aspak nuk ka ndikuar. Kam dhënë gjithmonë më të mirën time dhe nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët, jam unë Master Chef Albania 2.
Fituesi i edicionit të parë Alfio hapi restorantin e tij dhe bashkëpunon me Miklovanin, vëndin e dytë të Masterchef. Po ju do e bënit një veprim të tillë?
Jo kurrë nuk do e bëja një veprim të tillë, mendoj se ata kan bër këtë veprim vetëm për të patur më shumë klientë në restorantin ku punojnë. Unë jam tip që dua të dal fitues vetë, jo me të tjerët sidomos në një garë si kjo.
Cilat janë planet e Blerit mbas çmimit të madh të Masterchef?
Planet e mia janë të rikthehem në Shqipëri, por të shikojmë po arrita të marrë ofertën e duhur.
Një mesazh për të gjithë lexuesit e Info Media-Albania dhe ata që do lexojnë këtë intervistë?
Mos mendoni që jam 21-vjeç e kam fituar me hatër, do e shikoni shumë shpejt se çfarë di të bëj. Coming soon people!
IMA / Intervistoi G. Qerimi