Bleri është fituesi i edicionit të dytë të spektaklit MasterChef Albania 2
, duke arritur të realizojë pjata më perfekte se konkurrenti tjetër Indriti.
Ai u shpall fitues në natën finale të spektaklit që u përmbyll pas rrugëtimit maratonë prej 14 javësh. Pjatat e realizuara në këtë mbrëmje finale i përkisnin kuzhinës së lartë dhe me plot gojën Bleri bashkë me Indritin, tashmë quhen shefa të vërtetë, vlerësim ky i bere edhe nga tre shefat, Sokol Prenga, Gezim Musliaka dhe Renato Mekolli.
Dy finalistët garuan me pjatat speciale sipas temës së përcaktuar nga tre anëtarët e jurisë në Ditën e të Dashuruarve,e cila medoemos do të ishte dashuria.
Bleri është fitues i çmimit të madh prej 10 mijë eurosh dhe librit të kulinarisë.
/ Top Channel