Bleona postoi një foto në Instagram në të cilën shfaqej në një studio në Rusi duke lançuar këngën “Take You over” dhe madje edhe performoi.
Pasi e pamë performancën na ra në sy diçka! Këngëtarja u gjend në Tirane javën e kaluar për të promovuar klipin e saj më të fundit “Take You Over” dhe sigurisht që do të ishte e ftuar në shumë emisione televizive dhe radiofonike, transmeton madtv.
Vëmendja jonë u përqëndrua te sherri i saj me Iva Ticon dhe harruam detaje të tjera si përshembull çfarë kishte veshur.
Këngëtarja ishte e ftuar në:
1) Live From Tirana me Olti Currin
2) 3jat Mad me Rudin dhe Mateon
3) Opinion me Blendin Fefziun
4) Zone e Lire me Arian Çanin
5) Konferenca për shtyp në Tiranë
6) Së fundmi një emision në Rusi.
Gjëja e përbashkët në të gjitha këto emisione veç provomovimit të këngës janë edhe rrobat e Bleonës të cilat janë të njëjta. Veçanerisht pantallonat meshin dhe sandalet, sepse bluzat deri diku i alternon me njëra tjetrën.
Marrë nga Telegraf