Debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” mes moderatorit Blendi Fevziut dhe gazetarit të njohur Robert Rakipllari.
Ishte Fevziu i cili u shpreh se Basha u fut në zgjedhje dhe duhet të njohë rezultatin e tyre, madje edhe duke dhënë dorëheqjen pasi ka humbur.
Rakipllari tha se këtu nuk është si në Europë ku zgjedhjet e lira e të ndershme nuk vihen në diskutim.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Një kryetar partie sot nëse humb zgjedhjet nuk rri më në parti. Pikërisht kjo gjë nuk lejon krijimin e personalitetevetë forta. Në Europë nuk ndodh kjo gjë.
Robert Rakipllari: Në Europë nuk ndodh kjo gjë, as që të diskutohen zgjedhjet e lira e të ndershme. Zgjedhjet atje nuk i konteston njeri.
Blendi Fevziu: Me këtë justifikim mund të rrish 50 vjet. Këtë gjë e dije ti, the që vullneti i popullit është në kuti. Pastaj o s’do ta pranish e nuk hyn në zgjedhje
Robert Rakipllari: Të pranojmë këto talente të reja
Blendi Fevziu: Jo Rakipllari nuk mund ta lësh ti…mos më trego mua këtë gjë sepse e di shumë mirë pse po e thua. Nuk mund të thuash që Rama fitoi para shqiptarëve sepse i bleu ata. Shqiptarët nuk janë delet e Ramës, është lideri ai që i udhëheq dhe nuk i lejon të shesin votën. Pusho atëherë mos fol…