Analisti Baton Haxhiu ka konfirmuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ka një përplasje prej kohësh.
Duke iu referuar vrasjes së të riut nga efektivi i policisë, moderatori Blendi Fevziu ju drejtua analistit se ‘Ka fjalë që ka një konflikt të fortë mes Ramës dhe Lleshjat, mos është ndojë rast i mirë që Rama ta largojë Lleshajn?’.
Baton Haxhiu konfirmoi duke thënë se kanë një konflikt, por ky konflikt nuk ka lidhje me këtë vrasje.
Duket se gjithcka ka filluar pas blerjes skandaloze të BMW luksoze Dhe disa tenderave tË dyshimtë.
Disa javë më parë u raprtua se Lleshaj pas debateve me Ramën kishte dhënë dorëheqjen.
Ndërkohë përplasjet e kryeministri me min e Brendshëm vazhdojnë.
Vrasja e 25 vjeccarit duket se tashmë është fundi i një ish-gjenerali ushtrie të kthyer në kapter partie që ka dështuar turpësisht si ministër i Brendshëm