Fillojnë këtë muaj xhirimet për filmin e ri të Blade Runner me regji të Denis Villeneuve dhe me aktor protagonist Harrison Ford sërish nê rolin e famshëm të Rick Deckard.
Skenari i sequel-it, i ambientuar dhjetra vite pas nga filmi origjinal i 1982, i është besuar Hampton Francher dhe Michael Green. Historia e filmit të ri ndjek skenarin origjinal të shkruajtur nga Francher dhe David Peoples i bazuar në novelën e Philip K. Dick “Gjahëtari i Androidëve”.
Përveç Harrison Ford, në cast bëjnë pjesë Ryan Gosling, Robin Wright, Ana de Armas, Sylvia Hoeks, Carla Juri, Mackenzie Davis, Barkhad Abdi, Dave Bautista, David Dastmalchian dhe Hiam Abbass. Ridley Scott do të jetë gjithashtu një nga producentët ekzekutiv të filmit, premiera e të cilit është parashikuar gjatë vitit 2017.