Sot do të flas për botën e televizionit që në Shqipëri ëshëe thuajse joekzistuese. Sapo hap televizorin, je në mëdyshje se cfarë dhe ku të shohësh. Gjithcka është bërë një kopje e shëmtuar e njëri –tjetrit dhe të mbetet vec TVSH-ja e cila ka mbetur pa ndryshuar qe nga koha e xhaxhit. Është i vetmi televizion që na vjel nga taksat dhe që nuk ofron asnjë lloj gjëje. Një arritje tjetër që ne si popull mbyllim gojen. Më pas kemi dhe “gjigandët” e televizioneve, keto që mblidhen nja dy dhe bëjnë atë që quhet platformë digitale por që ështe vec një teknologji sepse në programacion mbetet prap ajo cilesi e cila lë shumeë për të dëshiruar. Krenar që kemi të tilla televizione që na bejnë dhe më krenar që jemi shqipëtar.
Sot ne kemi pseudo gjithcka. Kemi pseudo këngëtare, pseudo gazetare, pseudo emisione të vjedhura ose të kopjuara në një forme që është për të ardhur keq. Madje dhe pseudo radio ku emisionet janë në një gjendje aq të keqe sa të vjen të dëgjosh vec radio Maria e cila kendon lutjet e bibles. Radiot e tjera une nuk e di pse hapen, sepse nuk kanë asnjë emision të mirëfilltë. Janë një kopje e shëmtuar e asaj varferie në mendime që servirin televizionet.
Më pas kemi dhe këngëtar/et tona të dashura dhe fotoshopiste dhe gazetarët. E bukura e këtyre është sepse nuk ju intereson se cfarë i servirin popullit të thjeshtë. Ata mjaftohen me faktin se e quajnë veten “VIP” e cila qendron për “ very important people”,( njerëz shumë të rëndësishëm), dhe ajo cka une pyes veten është: të rëndësishëm për cfarë? Të rëndësishëm sepse e quan veten gazetar dhe nuk di të lidhesh dy fjalë se lëre më të shkruash një artikull apo të bësh një intervistë. Të rëndësishëm sepse është bërë industria e muzikes si soft porno. Apo të rëndësishëm sepse marrin të drejtat e një programi dhe e bejnë aq për faqe të zezë sa dhe ata që e kanë krijuar atë me siguri e mallkojnë për ku ka arritur. Keta pseudo këngetarë të cilët nxjerrin një ose dy këngë në vitë dhe e bukura është se dhe leket për videoklipet i marrin borxh dhe si kthejnë dot në kohë asnjeherë. Kemi dhe fenomenin “reviste” ku këta “VUP-a” dalin në kopertinë duke paguar lekë. Paguajnë që populli të mos ju harrojë surratin dhe që të nxjerrin një interviste e cila as nuk është bërë në formën e duhur, ku tregojnë për jetën që nuk bëjnë sepse asnjë gjë nuk është më e bukur sesa një intervite e mbushur me endërra amerikane. Nga njëra anë nuk mund tju vësh faj sepse dhe ne aq popull jemi, 3 milione dhe nuk është faji tyre se nuk kanë një menaxher të mirëfilltë që vecse trevave shqipëtare, të synoje dhe për një treg ndërkombëtar. Aman cfarë them dhe une, po që këta të futen në një treg ndërkombëtar duhet që të dijnë të paktën anglisht, gjë që shumë pak nga këto “VUP-at” tona e zotërojnë. Unë gjithësesi i uroj suksese në rrugën e tyre me gropa dhe të pashtruar, may the odds be ever in your favor.
Shkrimi që lexuat është pjesë e rubrikës Black Box e cila është e hapur për të gjithë ata që duan të thonë mendimin e tyre pa dorashka për një temë, personazh, fenomen shqiptar. Mund të na dërgoni materialet tuaja në anonimat të plotë në info@imalbania.com