Shpesh pyes veten sesi disa nga këta pseudo analistët tanë kanë arritur aty ku janë sot. Cfarë dhe kush i paguan këta tipa? E di sesi paguhet njëri i cili vec trashet me sufllaqe dhe ka krijuar një faqe në facebook ku dhe shanë këdo që ti dali përpara dhe që paguhet nga Albtelecomi. Ai e ka krijuar profilin e vetë mbi këtë çështje. Dikur vetëm një djalë i vogël nga qyteti vogël i 1001 dritareve, ai arriti në Tirane dhe gojet e liga thonë se cfarë nuk ka bërë për të arritur aty ku është. Po fundja turpi hahet me bukë dhe çudia aq zgjat, tre ditë. është pak ironike në fakt që një njeri i cili cfarë nuk ka bërë për pak “pushtet” të dali dhe të flasi për personazhet e tjera të cilat kur i takon në mbrëmje të ndryshme, për shëmbull ato tallava, i puth dhe i pyet nëse janë mirë. Ironike vërtet por ç’rëndesi ka kjo? Rëndesi ka që ai paguhet për të llapur për këta shokët dhe shoqet e veta, i fut dhe një tralala me atë gocën që ka dhe një reviste online që bën te njejtën gjë si ty dhe kaq. Ah meqë ra fjala tek ajo, as ajo nuk mbetet mbrapa për llapisje. Rri pak kohë pushim dhe më pas del dhe e thotë ndonjë brockull ndërkohë që faqen e saj, ndryshe nga djali i sufllaqeve, ja drejton alteregoja e saj. Një femer e cila fatkeqësisht nuk duket sikur ka shumeë bagazh. E të mendosh se këta janë vec dy nga një seri e plotë e personazheve të tilla që gjënden në Shqipëri.
Tjetër personazh tipik është dhe ai që ka emrin si mbiemri heroit tonë kombëtar. Pikërisht atë qe e fton dhe Arian Cani kur s’ka me cfarë të mbushi rubrikat e tij dhe ka nëvoje për një delirues në mesin e të ftuarve të tij. Ky njeri është akoma dhe me i vecante. Nëse këta te parët shkruajnë vec dy- tre rreshta me opinionet e tyre, ky shkruan një artikull të tërë dhe bëmat e tij nuk kanë të sosur. Duke filluar qe nga politika e deri tek faqet në facebook, ky njeri është i prirur drejt psikopatise dhe budallikut të tejskajshëm. Rasti i fundit që mbaj mënd është gërricja me atë vajzën e LRI-së ku filloj të kapej me familjen e saj për zgjedhjet që ajo vetë është e përgjegjshme. Mjerë se cfarë mban dhe se çfarë po ushqen kjo tokë që ne quajmë Shqipëri.
Shkrimi që lexuat është pjesë e rubrikës Black Box e cila është e hapur për të gjithë ata që duan të thonë mendimin e tyre pa dorashka për një temë, personazh, fenomen shqiptar. Mund të na dërgoni materialet tuaja në anonimat të plotë në info@imalbania.com