Përshëndetje, unë që po ju shkruaj jam një student. Do thoni edhe cfarë se jam student? Por kjo është arritje. Në këtë vënd ku ne jetojmë kjo është një arritje më vete e cila, nëse sakrifikon shumë, atëhere mund dhe t’ja dalësh në jetë. Mund t’ja dalësh që lëpirja e cila duhet t’ju besh partive politike, të jetë më e vogël. është një arritje sepse më në fund prindërit e tu mund ti thonë të gjithëve se femija im do bëhët dikush sepse ka arritur të fitojë të drejtën për në shkollë të lartë dhe se mundi e shpenzimet e tyre për më shumë se 18 vite të gjata nuk ishte i kote. është arritje sepse më në fund do te mund të jem dhe unë në mesin e bashkëmoshatareve të mi, të cilët si brezat e mëparshëm plotesojnë numrin e gjatë të specialisteve në këtë vënd. Ka thënë dhe ai i pari shtetit se pune ka por nuk ka profesionistë dhe ka të drejtë. Asnjë nga ne nuk mund të ulë hundën dhe të bëhet klasa e parë punëtore sepse të gjithë mendojmë se mund të bëhemi profesora dhe doktora të shquar. Shëmbulli keq i Saliut mendoj se ai e hapi këtë rrugë. Duke u kujdesur për ish-liderin tonë të madh, ai zuri një vënd në shtet duke e lënë në mjerim për 25 vite. Por jo ai vetë jo, veç populli ishte dhe është në mjerim. Pastaj nga ana tjetër ështeë dhe zhgënjimi i prindërve. Si do ti dilnin përpara një komshie dhe t’i thonin se djali apo vajza a tyre zgjodhi një zanat dhe se ka një rrogë prej ndoshta 40 mije lekësh të rejash dhe se hodhi mundesinë që kishte po të binte epidemia tek ata që kishin mbaruar për mjeke dhe kjo të ishte e vetmja. Si mund t’ja thuash këtë gjë fenomentit “komshi”? Shoqeria jonë i rritë vëtë përbindëshat moral dhe më pas habiten kur ata fillojnë dhe nxjerrin dhëmbët për të ngrënë. Por gjithësesi të kthehemi në temë sepse devijova shumë. Unë jam student dhe një anëtar i kësaj shoqerie. Si i tillë unë dua të shpreh opinionin tim. Po, po kam të drejtë të shpreh çdo lloj opinioni për çdo gjë. Fundja pse mos ta bëj? Se mos kjo shoqeri i respekton rregullat të cilat i krijon vetë? Thonë se është turp që të jesh i martuar dhe të kesh dashnore por sa meshkuj e bëjnë këtë gjë? Thone se është turp që një vajze të ketë pasur një lidhje dashurie e megjithatë kur martohen shkojnë dhe me komshiun i cili në pamje duket dhe burrë familje por vetëm ai e di se çfarë dëshirash i vlojnë në kokë sepse ai ato nuk i ka shprehur kurrë. Kjo shoqeri është shumë e frustruar për të lënë njerëzit që të jetojnë të lirë dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre sepse vetëm ky përbindësh e di se çfarë është më e mira për njerëzit e vetë. Nëse i ke kaluar të 25-sat dhe nuk je fejuar me siguri ke ndonjë problem, kjo për djemtë sepse po të ishe vajzë në këtë shoqeri duhet që të kishe dy fëmije kur arrin moshen 25 vjeçe. Dhe vjen më pas një pikë që ti duhet t’i ulesh prindërit e tu në kafe (se aty bëhen keto bisedat për të gjithë shqiptarët) dhe t’ju thuash se kohët kanë ndryshuar, se nuk është më ai “xhaxhi” por kanë ardhur “xhaxha” të tjerë të cilët nuk ta japin bukën nga një dritare por të lënë pa ngrenë fare. Të cilët nuk i lënë njerezit të jenë në radhë për pak qumesht por i bëjnë që të vihen në radhë për të paguar për qumështin që ata vetë pijnë, ndaj nuk është mirë të kesh familje kur je 25 vjec e se duhet menduar mirë. Ky është pikërisht momenti kur ata arrijnë të vënë kujën duke të krahësuar me ndonjë nga fisi i cili nuk ka dashur që të martohet dhe e shohin me gjynah pa menduar që ta pyesin për dicka të thjeshtë: çfarë shqëtesimi ka? Por kjo është totalisht një cështje tjetër. “Shqetësimi” im më tepër anon tek këto hallkat e dobëta të shoqerisë dhe që shihen si mjete shpëtimi nga jeta që “bëjmë”, keto hallka të cilat as nuk na lënë që të bëjmë një jetë të qetë dhe të përqendohemi më shumë tek ajo që ka vërtet rëndësi…NE.
Shkrimi që lexuat është pjesë e rubrikës Black Box e cila është e hapur për të gjithë ata që duan të thonë mendimin e tyre pa dorashka për një temë, personazh, fenomen shqiptar. Mund të na dërgoni materialet tuaja në anonimat të plotë në info@imalbania.com