“Kam shpenzuar një pjesë të madhe të parave të mia në alkool, gra dhe makina të shpejta, pjesën tjetër e kam harxhuar“, kjo është” testamenti “i George Best.
Një e vërtetë e hidhur që nuk është e vlefshme vetëm për ish-kampionin e Manchester United, por që përfshin edhe super kampionin e boksit Mike Tyson i cili, megjithëse kishte grumbulluar një pasuri prej rreth 480 milionë eurosh gjatë karrierës së tij, përfundoi në rrugë pasi I shpërdoroi të gjitha.
Por për të rikuperuar të ardhurat e tij, Tyson iu fut biznesit. Dhe jo një biznesi dosido por atij të marijuanës, raporton Ora News.
Kampioni amerikan, në fakt, zotëron një kompani që merret me plantacionet e kanabisit në Kaliforni, e njohur me emrin “Tyson Ranch.
Një investim, që sipas Cheat Sheet, i garanton atij të ardhura mujore deri në 411 mijë euro. Një shifër aspak e keqe.
Një biznes që e lejoi atë të rikthehej në këmbë, duke u bërë “mbreti i kanabisit”.