Tia bën një plan sikur Anika ka tentuar ta vrasë. Pinki e beson dhe e përzë Anikën nga shtëpia. Shivai i del në mbrojtje Anikës në këtë moment kritik. Zvetlana rikthehet dhe bën një akuzë të rëndë. Ajo thotë se Omi e ka ngacmuar seksualisht. Texh i gjuan Omit. Askush nuk e beson Zvetlanën por ajo i tregon një video. Xhanvi mbron Omin. Pas një sherri në shtëpi Texh vendos të ndahet nga Xhanvi.
Tia akuzon Sahilin se i ka vjedhur një varëse. Anika grindet me Shivain për këtë sepse është e sigurt që vëllai i saj nuk e ka bërë. Tia dhe Zvetlana e kanë fshehur varësen në patericat e tij dhe e nxjerrin atë dhe Anikën hajdutë para familjes.
Anika dhe Shivai janë të zemëruar me njëri tjetrin por gjyshja i detyron të kërcejnë bashkë ditën e një feste. Kur mëson se Shivai dhe Anika do kërcejnë bashkë mamaja e Tias vendosë ta vrasë Anikën. Gjatë festës Shivai sheh dikë duke i drejtuar armën Anikës dhe vrapon drejt saj. Shivai i shpëton jetën Anikës por plagoset vetë. Shivai është në gjendje kritike në spital. Pinki fajëson Anikën dhe i lutet të largohet nga jeta e Shivait. Anika pranon e detyruar./revistawho.com