Ndryshimi i befasishëm i Luana Vjollcës, nëse e keni humbur lajmin mund ta lexoni duke klikuar Luana bëhet brune, na bëri të mendojmë për të gjitha herët ku kemi shkuar tek parukierja me flokë biondë, për të dalë pas disa orësh një brune sharmante. Por përveç moderatores së njohur të ‘’Shiko kush luan” e cila vendosi t’i japë fund ‘’biondllëkut’’ pas kaq shumë vitesh, të shumta janë vajzat e ekranit dhe skenës të cilat kanë vendosur të kthehen nga bionde dhe brune, ose e anasjellta. Nëse shumë prej tyre, Living ua rikujton më poshtë.
XHEMI SHEHU
Xhemi Shehu nuk është aq ”bionde” sa mund të kishit menduar, përkundrazi prezantuesja e ”Portokalli” i ka nisur hapat e parë në ekran pikërisht me flokë të zinj. Për të gjithë ata që nuk e kujtojnë, Xhemi ishte velina brune e ”Fiks fare”.
ILVA TARE
Duket se Ilva Tare ka lindur për të qenë bionde, madje mund të themi me plot bindje se asnjë vajze të ekranit nuk i shkojnë flokët platin aq sa asaj. Mirëpo Ilva para disa vitesh ka qenq brune dhe duhet ta pranojmë që duket po aq bukur sa tani.
ZAIMINA VASJARI
Mamaja e Khloe ka zgjedhur që prej disa vitesh të mos luajë me ngjyrën e flokëve, aq sa askush nuk e beson më se ajo ka qenë bionde ndonjëherë. Por ja që edhe Zaimina i ka provuar flokët biondë, ngjyrë platin dhe me fije. Neve na duket më mirë kështu.
REZARTA SHKURTA
Rezarta Shkurta është një tjetër emër i njohur që ka provuar dy ekstremitetet bionde-brune dhe duhet ta pranojmë që duket shumë mirë me të dyja, edhe pse duket tjetër njeri me flokë më të shkurtër.
DAFINA ZEQIRI
Diva e skenës Dafina Zeqiri është një ndër artistet më cool të këtyre viteve të fundit, dhe kjo falë zërit të mrekullueshëm që ka, por edhe pamjes së jashtme gjithmonë të kuruar. Bukuroshja kosovare luan vazhdimisht me ngjyrën e flokëve dhe duket gjithmonë një yll i vërtetë.
AURELA GAÇE
Ç’mund të themi për uniken dhe të pazëvendësueshmen, Aurela Gaçe! Ajo është një kameleon e vërtetë dhe ndoshta artistja më avantgarde që ka skena jonë. Lum ne për ty Lela!
ROZA LATI
Roza e ka pranuar gjithmonë publikisht se idhulli i saj është Marilyn Monroe, prej edhe nga është frymëzuar për t’u bërë bionde. Neve na duket shumë mirë edhe brune, po ju?
JONIDA MALIQI
Jonida Maliqi shquhet për stilin e saj të kuruar dhe gjithmonë në koherencë me fjalën e fundit të modës, por jo më pak bien në sy edhe flokët e saj. Këngëtarja e njohur i ka provuar të gjitha.
PONI