Bie numri i të prekurve nga Covid-19 në vendin tonë, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 93 raste të reja, nga 812 testime. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në këto 24 orë kanë humbur jetën nga koronavirusi 6 qytetarë.
Fatkeqësisht, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 63-vjeçar nga Lezha, një 67- vjeçare dhe një 70-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Librazhdi, një 72-vjeçar nga Kukësi dhe një 88-vjeçar nga Dibra.
182 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, prej tyre 23 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
227 qytetarë e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e cuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i panedmisë.