Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 824 testime për të dyshuarit me Covid-19, nga të cilët janë konfirmuar 132 të prekur. Minsitria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë këtyre 24 orëve 3 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja dhe një 66-vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.
Ditën e fundit 95 qytetarë janë sëruar nga COVID-19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.