Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër e pandemisë globale të koronavirusit të ri, janë regjistruar mbi 180 mijë e 605 të vdekur dhe 5 milionë e 874 mijë raste të konfirmuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizimin emergjent të transfuzionit të plazmës së gjakut nga njerëzit e shëruar nga COVID-19 te pacientët e shtruar në spital, një trajtim i përdorur tashmë gjerësisht në SHBA.
Ministria e Shëndetësisë në Brazil, vendi më i prekur në Amerikën Latine, njoftoi se ka arritur në 3 milionë e 605 mijë e 783 numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend; ndërsa bilanci total i viktimave ka shkuar në 114 mijë e 772.
Meksika raportoi se numri i viktimave nga koronavirusi i ri në vend është rritur në 60 mijë e 480, kurse ai i të infektuarve ka arritur në 560 mijë e 164.
Mbretëria e Bashkuar, epiqendër e pandemisë në Evropë, njoftoi se vdekjet e shkaktuar nga koronavirusi i ri kanë arritur në 41 mijë e 429, ndërsa infektimet në 325 mijë e 642.
Italia, ku 35 mijë e 437 njerëz kanë humbur jetën për shkak të llojit të ri të virusit korona, filluan sot mbi vullnetarët eksperimentet e vaksinës potenciale kundër COVID-19, e quajtur “Grad-CoV2”.
Në Rusi, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit bëri me dije se numri i rasteve ka arritur në 961 mijë e 493, nga të cilat 4 mijë e 744 në 24 orët e fundit, kurse numri i viktimave është rritur në 16 mijë e 448, prej të cilëve 65 gjatë ditës së kaluar. Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 773 mijë e 95.
Në disa vende të tjera, numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 është: Francë 30 mijë e 513, Spanjë 28 mijë e 838, Peru 27 mijë e 663, Kolumbi 17 mijë e 316 dhe Kili 10 mijë e 852.
Me vdekjen e 15 personave të tjerë për shkak të koronavirusit të ri në Viktoria, Australi, humbjet e jetëve në të gjithë vendin arritën në 517. Sipas rezultateve të testeve në 24 orët e fundit, 116 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin total të infektimeve në 24 mijë e 916.
Në Kroaci janë regjistruar 8 mijë e 175 raste që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 171 kanë rezultuar me vdekje dhe 5 mijë e 801 janë shëruar.
Kurse në Shqipëri janë regjistruar në total 8 mijë e 427 të infektuar, prej tyre 250 kanë humbur jetën dhe 4 mijë e 332 janë shëruar.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se deri tani janë konfirmuar gjithsej 12 mijë e 448 persona me koronavirus, 467 prej të cilëve kanë vdekur dhe 8 mijë e 505 janë shëruar.
Mali i Zi ka raportuar gjithsej 4 mijë e 343 raste që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Në mesin e këtyre rasteve, 84 pacientë kanë humbur jetën dhe 3 mijë e 356 janë shëruar.
Maqedonia e Veriut ka regjistruar në total 13 mijë e 595 të infektuar, 564 vdekje dhe 10 mijë e 110 të shëruar.
Serbia ka aktualisht 30 mijë e 657 të infektuar dhe 698 viktima nga lloji i ri i virusit korona, kurse Greqia 8 mijë e 664 raste dhe 242 të vdekur.
Në Afrikë është rritur në 1 milion e 192 mijë e 414 numri i rasteve me COVID-19, nga të cilat 9 mijë e 52 në 24 orët e fundit. Anembanë kontinentit janë shënuar edhe 182 vdekje të reja gjatë ditës së kaluar, 27 mijë e 831 gjithsej. Numri më i lartë i viktimave nga ky virus deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut: 13 mijë e 59. Ajo pasohet nga Egjipti me 5 mijë e 262 dhe Algjeria me 1 mijë e 435 vdekje. Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, kurse në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani. Vendet me numrin më të lartë të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 609 mijë e 773, Egjipti me 97 mijë e 340 dhe Nigeria me 52 mijë e 227. Në Afrikë numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 është 909 mijë e 724 aktualisht.
Me 133 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 20 mijë e 776. Në vend janë regjistruar edhe 2 mijë e 245 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të rasteve në 361 mijë e 150.
India njoftoi se numri i të infektuarve me virusin e ri korona është rritur në 3 milionë e 44 mijë e 940, ndërsa me 945 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave ka shkuar në 56 mijë e 706. Deri më tani, numri i pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2 milionë e 280 mijë e 566. India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara.