Puberteti nuk është një proces kalimtar për të gjithë. Për disa, mund të marri vërtetë shumë vite. Për fat të mirë fansat e “Big Mouth”, seriali i ri që na njeh me tmerret që kalohet gjatë kësaj periudhës tranzitore, nuk do të kalojë pas një viti. Netflix anoncoi pasditen e së Martës, se Big Mouth do të rikthehet për një sezon të dytë në 2018.
Nga ajo që u zbulua të Martën, duket se seriali i animuar do të ketë më tepër tema të dedikuara për pubertetin se në sezonin e parë. Ndërkohë mbetet ende e paqartë se cilat do të jenë kolonat zanore të prodhimit, por duket se përbindëshat e hormoneve do të rikthehen.
Nick Kroll dhe John Mulaney, krijuesit e serialit duken se kanë vendosur të mbeten sekret përsa i përket personazheve që do të jenë si pjesë e kastit të serialit, përveç Jordan Peele, Jenny Slate, Maya Rudolph, dhe Fred Armisen të cilët do të rikthehen./IMA/