Debati i ashpër me Antonelën u bë shkak që Big Mama të largohej nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Gjithçka nisi për shkak të një sharjeje në serbisht, siç Antonela akuzoi Big Mamën se e kishte përdorur brenda ambienteve të shtëpisë.
Debati degradoi deri në atë pikë, sa Big Mama shpërtheu në ofendime para kamerave dhe kërkoi me dëshirën e saj të plotë të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Lufta mes të dyjave vazhdon të jetë e nxehtë, ndërsa Big Mama ka treguar se është përballur sërish me Antonelën në parukeri, teksa të dyja bëheshin gati për intervista.
Madje, Antonela i ka hedhur një ngacmim Big Mamës por kësaj here, kjo e fundit e ka kaluar me sportivitet.
“U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri u takuam. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeri i drejtë dhe i sinqertë po dëshmohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet. Nuk jam ndikuar aspak. Dje u ndjeva pak mirë me thënë të drejtën. Për dalje nuk jam penduar, më vjen pak keq por nuk jam person që përlahet dhe nesër përqafohet. Nuk banoj dot me një njeri që nuk flas.”- tregoi Big Mama në emisionin “Ftesë në pesë.”