Big Brother VIP pritet të nisë së shpejti dhe tashmë gjërat janë duke u bërë gati. Duke filluar nga studio dhe shtëpia, Vëllai i Madh rikthehet pas disa vitesh mungesë dhe tashmë në version ku protagonistët janë personazhe publik.
Teksa tashmë janë zbuluar disa emra që do të marin pjesë por asgjë nuk është konfirmuar plotësisht, Arbana Osmani ka vendosur të japë detaje të reja përmes profilit të saj në instagram.
Më parë, Arbana ka bërë të ditur se Big Brother do të jetë në transmetim dy herë në javë por se cilat ditë, kjo ende ishte një mister por tashmë i cili është zbuluar.
E Marta dhe e Premtja do të jenë ditët që Big Brother do të transmetohet në ekran, spostim ky ndryshe nga çfarë e ishim mësuar më parë ku mbrëmja e Big Brother ishte e Shtuna.
Njëkohësisht Arbana Osmani ka qënë “ikona” e prime time të Shtunave e mesa duket dhe vetë moderatorja do të shfaqet të premten e cila premton një audiencë të lartë duke qënë se është dhe fillimi I fundjavës.
Ndërkaq në format do të jenë dhe dy opinionist, nuk dihet ende nëse ata do të jenë të përhershëm apo secila mbrëmje do të ketë opinionistin e saj. Në edicionin e fundit të Big Brother opinionistët ishin të ndryshëm për çdo episod të programit.
Big Brother VIP do të nisi në muajin Tetor, data ndërkohë ende nuk është e konfirmuar.