Tashmë sytë e gjithë publikut janë orientuar tek “Big Brother Vip Kosova”.
Image
Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, interesi i publikut për të mësuar detaje apo edhe personazhe nga ky edicion i parë ka qenë i madh.
Së fundmi, “Telegrafi” ka mësuar nga burime të sigurta emrat e tre banorëve që pritet të futen në shtëpinë e Big Brother VIP.
Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë tre prej emrave që do të jenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Gjithashtu nga emrat që publiku ka aluduar më së shumti që mund të jenë pjesë e ‘BBVIP Kosova’ janë këngëtarja Adea Pula, balerini Graciano Tagani dhe aktori Artan Thaçi.
Tashmë duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm që do të dhurojnë spektakël në më shumë se 100 ditë. Deri më tani ajo që dihet është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Image
Ndërkaq në poltronat e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna. Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.