Në tetor do të nisë në Top Channel spektakli që e kemi pritur kaq kohë “Big Brother VIP”, lajm të cilin e konfirmoi dje edhe Arbana Osmani, e cila do të marrë drejtimin e këtij formati.
Arbana ka zbuluar se ndryshe nga vitet e kaluara, “Big Brother VIP”, do të transmetohet 2 herë në javë, një risi kjo që sigurisht i ka pëlqyer të gjithëve.
“Big Brother VIP do të transmetohet 24 orë live në dy kanale në Digitalb. Përmbledhja ditore çdo ditë në Top Channel. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë bashkë do kemi jo një, por dy spektakle në javë me emocione të forta si përherë. Këto janë takime që nuk duhet të humbisni. Transmetimet në Youtube do jenë të përzgjedhura”,-ka treguar Arbana.