Duket se konkurenca e formateve reality show ka rritur edhe kërkesat e vetë producentëve që pritet të përballen për audiencën televizive në këtë zhanër.
Ndërkohë që e gjithë vëmendja e publikut është përqëndruar tek Big Brother Vip Kosova që pritet të nisës në Nëntor në Klan Kosova me edicionin e parë, duket se gati është edhe versioni shqiptar që këtë sezon televiziv do të vijë me një version të ri. Po, një version të ri të formatit, të paktën kjo është ajo që shkruhet nga Top Channel në publikimin e promos së Big Brother Albania Vip 2.
Ndërkohë që pritet të konfirmohet data, çmimi i madh që këtë vit do të jetë më i lartë për të konkuruar atë të BBV Kosova prej 200,000 Euro ju ftojmë të ndiqni spotin duke klikuar këtu!