Pas suksesit të tre sezoneve të para të “Big Brother VIP”, fansat e këtij formati të njohur nuk do të duhet të presin gjatë për sezonin e katërt. Producentja e spektaklit, Sara Hoxha, ka dhënë një sinjal të qartë në rrjetet sociale, duke zbuluar se sezoni i ri do të nisë më shpejt se sa pritej.
Ajo që e bën këtë sezon të veçantë është formati i tij i ri dhe intriguese. Thuhet se edicioni i katërt do të jetë një “BB VIP All Stars”, ku do të mblidhen personazhet më të spikatur nga tre edicionet e mëparshme. Kjo do të thotë se konkurrentët e edicioneve të mëparshme, si Luizi, Iliri, Donaldi dhe të tjerë, do të kenë mundësinë të garojnë së bashku në një garë të re dhe më sfiduese.
Mes konkurrentëve pritet të jenë jo vetëm fituesit e mëparshëm, por edhe ata që kanë lënë gjurmë të thella në format, por nuk kanë arritur të fitojnë. Kjo formulë pritet të sjellë një rivalitet të ri dhe shumë emocione, duke përfshirë edhe momentet më të forta dhe të paharrueshme të “Big Brother VIP”.
Lajmi për sezonin e ri “BB VIP All Stars” ka ngjallur menjëherë reagime pozitive nga fansat, të cilët mezi presin të shohin se cilët personazhe do të rikthehen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe si do të zhvillohen dinamikat e reja. Me Sara Hoxhën që ka paralajmëruar zyrtarisht rikthimin e “Big Brother VIP”, sezoni i katërt premton të jetë më emocionues dhe konkurrues se kurrë më parë.
Ndjekësit tashmë janë në pritje të detajeve të reja dhe të fillimit të këtij edicioni, që pritet të sjellë së bashku disa nga emrat më të mëdhenj të spektaklit.