Dramë në sytë e telekamerave për Kimberly Kisselovich, modele kaliforniane dhe konkurrente e Big Brotherit anglez.
Vajza ishte detyruar që të linte shtëpinë e Big Brotherit 2 javë më parë për shkak të dhimbjeve, por “Daily Star” më pas ka shkruar që modelja kishte mbetur shtatzënë pasi brenda shtëpisë kishte patur marrëdhënie seksuale me një tjetër konkurrent, Steven Goode.
Pasi kishte dalë nga shtëpia e Big Brotherit, konkurrentja nuk e dinte që kishte mbetur shtatzënë, por kishte bërë një shaka me prezantuesen.
Pas vizitës në spital, mjekët kanë thënë që ajo e kishte humbur fëmijën pasi fetusi ishte rritur jashtë mitrës.
Burimi | Top Channel