Pas katër vitesh mungesë reality show Big Brother rikthehet në ekranet gjermane, këtë herë në kanalin Sixx. Programi debutoi në televizionin gjerman RTL 2 15 vjet më parë dhe u transmetua për 11 vjet në disa kanale.
Christina Patzl, përgjegjëse e kanalit Sixx, është shprehur se ka ardhur koha për të rikthyer në ekran reality-n nga morën zanafillën të gjithë formatet e këtij zhanri, duke sjellë risi dhe disa ndryshime në format. Një lajm i shumëpritur nga të gjithë fansat që mezi e prisnin këtë lajm pas katër vitesh mungesë.
Edicioni i ri që pritet të fillojë së shpejti do të prezantohet nga Jochen Bendel dhe është një produksion i Endemol Shine Germany GmbH për kanalin Sixx.