Falë një marrëveshje midis Endemol dhe Youku Tudou, edhe kinezët do të kenë më në fund versionin e tyre të Big Brother. Reality, një nga më të vjetërit në të gjithë botën, do të debutojë për herë të parë në 2015 dhe do të zgjasë 10 javë. Versioni kinez sheh të përfshirë produksionin Youku Tudou, operatori i videove online që numëron 500 milion përdorues, dhe Endemol China, filiali kinez i multinacionales të formateve tv që sëfundmi ka zbarkuar në Beijing.
Formati televiziv Big Brother është krijuar nga John De Mol në 1997 dhe nga ajo kohë vazhdon të transmetohet në të gjithe botën. Sipas të dhënave zyrtare të Endemol ende sot, reality këtë vit, transmetohet në 70 Shtete me 25 versioni të ndryshme.